“Zero surprizë nga Kuvendi i Turpit dhe Kokoshkave”, Presidenca: Tre milionë shqiptarë do dinë si t’i përgjigjen këtij provokimi. Askujt të mos i vijë keq, do t’i dalim zot vendit

0

TIRANË

Presidenca reagon pas votimit në Kuvend të Kodit të Zgjedhor pa konsensun. Në një mesazh në “Facebook”, zëdhënësi i Presidentit të Republikës Tedi Blushi shkruan se nuk kishte asnjë surprizë, duke e cilësuar “Kuvendi i Turpit dhe Kokoshkave”.

Blushi paralajmëron publikimin e emrave të të gjithë atyre që ngritën dorën për izolimin e Shqipërisë deri në 25 Prill teksa ka dhe një mesazh për ndërkombëtarët që shprehën keqardhje.

“Askujt të mos i vijë keq për popullin shqiptar. Nuk jemi bërë për mëshirën e askujt. Do t’i dalim zot vetë vendit tonë dhe do tregojmë se e meritojmë Demokracinë dhe Lirinë”, shkruan zëdhënësi i Presidencës.

POSTIMI I PLOTË
Zero surprizë nga Kuvendi i Turpit dhe Kokoshkave, që ulin kokën dhe ngrenë dorën.
Ka vetëm një fajtor dhe ky është Mister 1 Prilli ose Profeti i Kokoshkave.
Të tjerët janë bashkëpunëtorët e tij të rëndomtë, të blerë, të kapur, të shantazhuar e të nënshtruar.

Nesër publikojmë emrat e të gjithë atyre që ngritën dorën për izolimin e Shqipërisë deri në 25 Prill.
Presidenti është i qartë për shpartallimin e plotë të këtij komploti të mirëorganizuar prej 20 vitesh kundër popullit dhe kombit tonë, për defaktorizimin e shqiptarëve si një popull dhe komb europian.
Tre milionë shqiptarë do të dinë si t’i përgjigjen këtij provokimi të poshtër, në mënyrë të bashkuar, europiane dhe Shqiptare.
Askujt të mos i vijë keq për popullin shqiptar.
Nuk jemi bërë për mëshirën e askujt.
Do t’i dalim zot vetë vendit tonë dhe do tregojmë se e meritojmë Demokracinë dhe Lirinë.
Nga 25 Prilli fillon një EPOKË E RE në Shqipëri.
Ajo e sundimit të popullit përmes referendumeve. Vetëm kjo do garantojë sundimin e ligjit dhe fundin e kësaj oligarkie antishqiptare.
Numërimi mbrapsht sapo filloi.
JETËN E JAPIM, POR DEMOKRACINË DHE LIRINË KURRË MË!

Share.

About Author

Leave A Reply