“Unë lutem për ju …zoti qofte me ju” do të thoshte në shqip Nënë Tereza…

0

“Unë lutem për ju …zoti qofte me ju” do të thoshte në shqip Nënë Tereza edhe pse kishte 60 vjet që nuk fliste gjuhën e amës.Jane këto fjale që ish gazetari i Zerit te Amerikes Gjek Gjonlekaj i ka të regjistruara me zerin e saj , ashtu sic ka të gjalle cdo takim me nanen Tereze.
I ftuar ne “Nje jete… disa histori ” ai ndau me ne mjaft kujtime , fakte dhe analiza objektive që duhet te shoqërojnë gazetarine e vërtetë . Shqiperia e izoluar komuniste te cilës ai i ishte drejtuar gjatë komunizmit përmes Zerit te Amerikes , i ngjante te semurit në koma që nuk njihte as të tashmen , të shkuaren dhe as te ardhmen e vet. Një bisede e larmishme rreth të ciles je e detyruar të mbash shënime por që une po e permbyll me Fishten cituar prej tij “Nuk ka varre urie ne Shqiperi” çka permbledh thelbin e fisnikerise dhe humanizmit te ketij populli te stërlashtë .
Nje jete …disa histori 16 shtator 2017 !

Share.

About Author

Leave A Reply