Në pasditen e 29 Tetorit Albanian Culture TV !

0

Në pasditen e 29 tetorit Albanian Culture TV organizoi ne Simphony Space Manhattan një mbrëmje Gala me rastin e 20 vjetorit. Një organizim ku u ndriçua historiku i këtij televizioni përmes arkivave të shumta të përshtatura për ekranin skenik.Një mbrēmje ku shkëlqeu cdo detaj që nga skenari, regjia, prezantimi dhe pa dyshim artistët që ishin edhe kryefjala e asaj nate e cila deri tani është prezantuar përmes shkrimeve dhe fotografive, mirnjohje!
Po kush u nderua dhe vlerësua në këtë gala:
1 .Organizata Panshqiptare Vatra për rolin historik të mbrojtjes të drejtave të shqiptarëve prej 107 vjetësh.
2.Organizata shqiptaro-amerikane Motrat Qiriazi për përkrahjen e grave sidomos atyre kosovare si dhe mjaft fushata sensibilizuese mbi shëndetin.
3.Liga Shqiptaro -amerikane dhe pozitat e saj historike pro shqiptare në Ballkan dhe më gjerë.
4.Gazetari i Zërit të Amerikës zoti Gjekë Gjonlekaj, aktivist , humanist, patriot , bashkëpunëtor i hershëm i televizionit Kultura Shqiptare.
5.Editorialisti i gazetës më të vjetër shqip “Dielli” zoti Dalip Greca.
6.Pranvera Cobo , ideatore dhe organizatore e festivalit për fëmijë “Zërat e rinj”.
7. Shoqata Atlantiku si shembull i patriotizmit e mbijetesës .
8 . Gazetari Beqir Sina, për emisionin “Diaspora debaton”
9. Moderatorja Marjana Bulku u nderua gjithashtu për bashkëpunim me Albanian Culture TV me emisionin e saj periodik “Një jetë…disa histori”Falenderime bashkëpunëtorëve të vjetër dhe të rinj si dhe të gjithë atyre që na ndjekin dhe janë pjesë e programeve tona në nje komunitet ku jetojnë kaq shumë shqiptarë.

Share.

About Author

Leave A Reply