Marjana Bulku

ACTV – New York

Marjana Bulku
Marjana Bulku dhe Dr. Grid Rroji në “Një Jetë, Disa Histori”

Marjana Zeneli Bulku ka lindur në 1 qershor 1972 në Peshkopi Dibër. Në vitet 1990-1994 ka studjuar në Fakultetin Histori-Filologji dega Gjuhë-Letërsi Shqipe.
Në vitet 2008-2009 ndjek trajnimet e Institutit Amerikan Demokratik(NDI) ku certifikohet për Gratë lidership, dhe më pas certifikohet si trajnere e Subjekteve Politike po nga NDI Instituti amerikan demokratik.

Në vitet 2010-2012 ndjek studimet pasuniversitare(Master)për Politikat dhe Institucionet në Bashkimin Europian në Institutin e Studimeve Evropiane pranë Fakultetit Histori-Filologji Tiranë ku mbron Tezën ”Faktorët globalë dhe rajonalë që ndikojnë në gratë lidership” një studim që është i publikuar online nga Rrjeti ”Barazi në Vendimmarrje”.

Ka punuar mësuese në shkollën 9-vjecare Demir Gashi dhe që nga marsi 1996 deri në tetor 2003 ka qenë mësuese letërsie në shkollën e mesme të Përgjithshme ”Seid Najdeni” Peshkopi

Në vitet 2003-2007 ka drejtuar Bibliotekën Publike Peshkopi.

Në mars 2007 emërohet specialiste e lëndëve shoqërore në Drejtorinë Arsimore Rajonale Dibër.

Vitet 2009-2010 janë vite të aplikimit të shumë projekteve të rrjetit ”Barazi në Vendimmarrje” ku Marjana është drejtuese rajonale të disa projekteve mbi ”Fushatat elektorale”, “Grua e shëndetëshme…familje e shëndetëshme” dhe disa bashkëpunime të tjera me Drejtoritë rajonale të shëndetit Publik Dibër per parandalimin, sensibilizimin e familjeve nga kanseri i gjirit.

Marjana është autore e tri botimeve letrare , dy poezi dhe një prozë e shkurtër.

Është autore e disa shkrimeve në shtypin e Titanës dhe më vonë tek Gazeta ”Dielli ” në ShBA .

Që prej vitit 2011 jeton në ShBA, Nju York ku bashkëpunon me televizionin “Albanian Culture”NY ku prej tre vitesh ka ndërtuar ciklin ”Një jetë…disa histori” një produksion me mjaft informacion dhe problematikë mbarëshqiptare.